E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali borxhet arrijne nje nivel rekord


Niveli i borxhit të qeverisë italiane ka arritur një rekord të ri gjatë ditës së hënë, ndërsa frika për mundësinë e një kolapsi të stilit grek është gjithmonë e në rritje.

Letrat me vlerë dhjetëvjeçare të qeverisë italiane u shitën me një normë interesi tepër të lartë prej 6,64%, në vend të 6,37% që ishin shitur më parë. Kjo do të thotë se Roma duhet të paguajë me qindra milionë më shumë për të shlyer huatë e saj.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, është zhytur në një spirale borxhesh dhe bashkuar me stanjacionin që po kalon vendi, mundësia e një kolapsi është gjithmonë Kriza FinanciareInspektorët e FMN, në fund të muajit në RomëSamiti i G20 nuk zgjidh krizën e borxhitItalia nën monitorimin e FMN-së? e më reale.

Pasiguria italiane është reflektuar edhe në bursat e Londrës, Parisit dhe Madridit, të cilat shënuan të gjitha humbje të rëndësishme. Paradoksalisht, rritje ka shënuar vetëm bursa e Milanos, ndikuar nga zërat se Berlusconi mund të dorëhiqet në orët e ardhshme, pretendime që janë përgënjeshtruar nga vetë Kryeministri në “Facebook”.

Shqetësimi për Italinë po largon vëmendjen nga zhvillimet e fundit në Greqi, ku kryeministri Papandreu ka pranuar që të japë dorëheqjen. Në orët e vona të së hënës pritet edhe shpallja e qeverisë së re greke, një kabinet teknik, i cili do të miratojë paketën e rradhës së FMN-së dhe do të ushtrojë reformat e kërkuara për marrjen e këstit të radhës së kredisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Topi: Regjistrimi, proces normal 
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Rama: Propozim i ri për paktin
Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Greqi, politikanët pakt historik për vendin
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›