Itali, emigrantet mbushen sheshet e vendit

Ne oren 18:30 ne te gjitha sheshet e vendit nisen te leshohen tullumbace te verdha, e zgjedhur si ngjyra e ketij manifestimi te madh qe zhvillohej njeherazi ne France, Spanje e Greqi.
Per “revolucionin e verdhe”, sic quhet nga mediat italiane, jane bere 50 mije regjistrime ne rrjete sociale.
Megjithese lindi ne menyre spontane, ai u mbeshtet edhe nga sindikatat italiane, megjithese keto te fundit nuk kane shpallur greve te pergjithshne ne nivel kombetar.
Ideja eshte e thjeshte, nje dite pa kujdestare per te moshuarit italiane, pa punetore te huaj neper fabrika, apo pa bujq neper fusha per te treguar jo vetem se ekzistojne, por se jane te domosdoshem me pranine dhe punen e tyre.
Per fat te keq, jo te gjithe mund te bashkohen me kete nisme, nga frika se mos humbasin vendin e punes.
Aktualisht ne Itali numri i emigranteve te rregullt ka arritur ne 4.8 milione, nder te cilet gati gjysme milion jane shqiptare.