E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali gjendet rafineri droge pranga shqiptarit

Policia Italiane ka zbuluar një rafineri droge pranë Venecias dhe ka sekuestruar 80 kg heroinë të pastër. Karabinierët kanë arrestuar një shqiptar 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mediat italiane kanë raportuar se trafikanti shqiptar është ndaluar teksa transportonte me makinë një sasi prej 11 kilogramë heroine me origjinë nga Italia. Heroina ishte e ndarë në 80 mijë doza, ndërkohë që fitimi kap shumën e rreth 4 milionë eurove. Pasi kanë mundur të identifikojnë trafikantit, policia ka mbërritur në rafinerinë ku ka sekuestruar edhe pjesën tjetër të heroinës.

28-vjeçari me origjinë shqiptare rezident në Monferrato përdorte laboratorin për të ndarë sasinë e heroinës në pako. Sipas hetuesve italianë trafiku i heroinës në zonën veri-lindore të Italisë nuk është rastësore. Azia Lindore është një prej rrugëve kryesore të tranzitit të drogës në Itali nëpërmjet Turqisë dhe Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›