E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, goditet banda shqiptare e prostitucionit

Policia e qytetit të Pratos, në Itali, ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare aktive në shfrytëzimin e prostitucionit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave anëtarët e bandës akuzohen për trafik qëniesh njerëzore, kthim të personave në skllavëri dhe prostitucion me minorenë.

Të njëjtat burime shtojnë se në të njëjtin qytet është zhvilluar një tjetër operacion, këtë herë kundër një bande rumune, e akuzuar për aktivitete analoge me atë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›