E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali i kerkon divorcin. Shqiptari vret bashkeshorten

Nje shqiptar rezident ne Itali ka vrare barbarisht te shoqen pas kerkeses se vazhdueshme te saj per divorc. Ngjarja e rende ka ndodhur ne provincen Brianza ne afersi te Milanos. 50 vjecari Raniz Draka ka goditur dy here me thike pas shpine 48 vjecaren Zabina Kazanxhiu teksa kjo e fundit ishte kthyer ne shtepi per te marre dokumentat.

Pas aktit autori i krimit lajmeroi forcat e karabinierise. Nga hetimet rezuloi se Draka ka vrare bashkeshorten ne zemerim e siper pasi nuk arrinte te pranonte idene e divorcit pas 20 vjet martese. Cifti kishte kater femije. /ANSA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›