E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali jo referendumit per kodin zgjedhor

Gjykata e Lartë në Itali hodhi poshtë kërkesën për një referendum mbi ligjin zgjedhor, i cili do të kthente mbrapsht ndryshimet e kryera nga qeveria e Berlusconit.

Gjykata nuk dha një shpjegim të menjëhershëm për refuzimin e saj, edhe pse nisma për të kthyer pas këto ndryshime kishte grumbulluar më shumë se dyfishin e firmave të nevojshme popullore për thirrjen e refendumit.

Gjykatësit kanë 20 ditë kohë për të shpjeguar se përse nuk po lejojnë referendumin mbi një ligj që është gjerësisht jopopullor.

Ndryshimi i bërë nga ish-Kryeministri Berlusconi ka hequr mundësinë që të votohet për emrin e kandidatit, duke i ItaliaTakimi Merkel-Monti: Italia, në rrugën e duhurItali, jep dorëheqjen MinistriMonti: Italia nuk do të bëhet si Greqia ofruar zgjedhësve vetëm mundësinë që të zgjedhin midis partive konkurrente.

Siç shkruajnë mediat italiane, të gjitha palët politike janë të gatshme të kryejnë ndryshimet e domosdoshme në këtë ligj, por nuk ka një konsensus mbi mënyrën se si mund të bëhet diçka e tillë.

Kryeministri Mario Monti, i cili drejton një qeveri teknike që pritet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në verë, deklaroi se nuk është detyrë e tij apo e kabinetit që ka formuar për t’u marrë me kodin zgjedhor të Italisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›