E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ndërron jetë ish-kryeministri Giulio Andreotti

Gazeta Shqip

giulio-andreotti-1Ndërron jetë në moshën 94 -vjeçare ish-kryeministri italian, Giulio Andreotti, simbol i pushtetit demokristian dhe një ndër politikanët më të fuqishëm të Italisë.

”Andreotti vdiq në shtëpinë e tij në Romë, pas mesditës”, thanë burime të afërta me ish-kryeministrin, të cilat janë cituar nga mediat italiane.

Giulio Andreotti ka mbajtur tri herë postin e Kryeministrit të Italisë, ndërkohë që gjatë karrierës së tij politike ka mbajtur edhe shumë poste qeveritare me rëndësi.

6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Itali, ndërron jetë ish-kryeministri Giulio Andreotti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›