Itali ne pranga pronari i fabrikes

Karabinierët arrestuan Giovani Merlino, pronari e fabrikës “Eureco” në Paderno Dugnano, pranë Milanos.
Ishte muaji nëntor i vitit të kaluar kur në këtë fabrikë për trajtimin e solventëve ndodhi një shpërthim që solli vdekjen e katër punëtorëve, dy prej të cilëve ishin shqiptarë, Leonard Shehu, 37 vjeç dhe Harun Zeqiri, 44 vjeç. Edhe të tre të plagosurit më të rëndë ishin shqiptarë.
Pronari i fabrikës akuzohet për vrasje të shumëfishtë pa dashje, për trafik të paligjshëm mbetjesh dhe për shkelje të normave të sigurisë në punë.
Sipas hetimeve ai ka qenë krejtësisht i ndërgjegjshëm për mungesat e mëdha të sigurisë në impiante ku me sa duket mbetjet e rrezikshme trajtoheshin njëlloj si ato të zakonshme, duke sjellë fitime por edhe dëme të mëdha.
Pronari 60 vjeçar i firmës “Eureco” është arrestuar sepse gjykatësi mendon se ai mund të kryejë shkelje të ngjashme penale në fabrikat e tjera të tij, ku kryen aktivitete trajtimi mbeturinash.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Fule: Topin e kanë shqiptarët
“Statusi, jepni rezultate mbi 12 prioritetet kyçe, reforma në drejtësi"
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Mister faturat e papaguara të energjisë
Greqi, grevë e përgjithshme në vend
EULEX, flet për dëshmitarin X