E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali pako e dyshimte ne ambasaden amerikane

Një pako e dyshimtë u gjet sot në drekë në ambasadën amerikane pranë Vatikanit, lajmëroi një zyrtar i policisë italiane.

Zbulimi vjen vetëm disa ditë pasi një grup anarkist mori përsipër përgjegjësinë për dy shpërthime në ambasadat zvicerane dhe kilene gjatë javës së shkuar.

Një tjetër pako me eksploziv u zbulua të hënën në ambasadën e Greqisë. Në një letër, anarkistët shpjegonin se sulmi i tyre ishte një akt solidarizimi për një grup të ngjashëm grek, ndaj të cilit do të nisë një process gjyqësor në janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›