E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, perleshje mes emigranteve dhe vendasve

Qindra emigrante kane protestuar ne jug te italise ndaj sulmit kunder dy fermereve afrikane nga nje grup te rinjsh te bardhe.
Gati 2 mije protestues u mblodhen perpara Bashkise se Rozarnos pas nje nate perleshjesh te dhunshme, te nxitura nga sulmi racor.Demonstruesit hodhen parrulla dhe mbanin shenja kunder asaj qe e quajten trajtim racor nga shume banore vendas. Disa arrestime u kryen gjate nates nga policia ne perpjekje per te shperndare protestuesit e zemeruar, qe shkaterruan makina dhe dogjen kazanet e mbeturinave ne qytetin kalabrez. Gjate incidentit te nje dite me pare, disa te rinj te bardhe qelluan nga makina e tyre me arme zjarri mbi nje grup emigrantesh afrikane qe po ktheheshin nga puna ne ferme. Dy prej tyre mbeten te plagosur. Ministri i Brendshem Italian Roberto Maroni urdheroi me shume forca policore ne zone si dhe fillimin e nje hetimi mbi rrethanat e ngjarjes.Nderkaq, per te shmangur perplasjet e tjera mes popullsise vendase dhe emigranteve, shumica e te cileve me origjine afrikane, autoritetet italiane vendosen zhvendosjen e tyre nga qyteza e Rozarnos per t’i strehuar ne manastire dhe qendra te tjera rehabilitimi dhe per t’i rikthyer serish kur situata te qetesohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›