E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, peshk piranja ne lumin Po

Nje peshk i tipit piranja, me dimensione te medha, eshte peshkuar nga nje peshkatar italian ne lumin Po te vendit fqinj.

Ngjarja e pazakonte per faktin se lloji i ketij peshku rritet ne ujerat e lumenjve te Amerikes se Jugut, ka bere jehone ne mediat italiane.

Pasi e ka kapur gjallesen, peshkatari eshte habitur nga lloji i saj dhe ka shkuar per konsultim tek nje ekspert, i cili i ka konfirmuar se behet fjale per peshkun mizor.

Eksperti e ka klasifikuar gjallesen si te tipit Pygocentrus Nattereri, qe kur eshte ne turme u turret njerezve qe lahen ne ujerat e Amazones.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›