E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shqiptarit, dyshohet për vrasje në '90

KREMONA- Eshtë arrestuar në Itali një emigrant shqiptar i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për vrasje. Në pranga ka rënë 28 vjecari Florian Gjoni, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitet ’90. Emigranti shqiptar jetonte me emër të rremë në shtetin italian ndërsa mësohet se punonte si murator 28 vjecari Florian Gjoni jetonte në provincën e Kremones dhe është pikasur nga policia italiane teksa shkonte për të takuar gruan dhe fëmijët e tij. Florian Gjoni kërkohej nga autoritet sepse akuzohet për vrasjen e një të afërmi të tij për motive xhelozie gjatë viteve ’90, por që nga ajo kohë ai kishte mundur ti shmangej arrestimit duke jetuar në Itali me identitet të rremë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›