E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali pranga shqiptarit per vrasje

Nje shqiptar eshte arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se eshte autor i vrasjes se nje vajze nga Kuba.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur ne qytezen Bagna Lucces te Italise dhe shqiptari i arrestuar quhet Leonard Grifsha 24 vjec.

Mediat theksojne se shqiptari ishte i fejuar me vajzen e cila me sa duket kishte vendosur qe ti jepte fund lidhjes dhe kjo sipas tyre ishte edhe shkaku qe e coi 24-vjecarin te kryente edhe krimin.

Nderkohe forcat e rendit u vune menjehere ne kerkim te 24-vjecarit dhe tashme e arrestuan ate pas tre ditesh .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›