E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, qeveria pritet të miratojë paketën e ndihmës

Qeveria italiane duket se ka ndjekur shembullin e Greqisë, duke miratuar paketën e ndihmës prej rreth 47 miliardë euro. E friksuar nga një krizë e ngjashme si në shtetin helen, kreu i qeverisë Silvio Berluskoni ka paralajmëruar kabinetin e tij për rreziqet që paraqitet. Ndërkohë që paketa duhet të miratohet në parlament brenda 60 ditëve. Për vitin që vjen do të implementohen 1.5 miliardë dollarë, ndërkohë që në 2012 do të implementohen rreth 5,5 miliardë, pjesa e mbetur do të shpenzohet në vitet në vijim. "Është një paketë e cila balancon shpenzimet me kursimet" deklaroi ministri i financave Xhulio Tremonti. Ndërkohë që Berluskoni deklaroi se se u përmbush misioni që nëpërmjet kësaj paketë ndihme do të mbahen larg duart nga xhepat e italianëve.
Mediat kanë njoftuar se shkurimet më të mëdha do të jenë në ngrirjen e pagave në sektorin publik dhe reduktimin e shpenzimeve lokale.
Ndërkohë që opozita ka krituar miratimin e kësaj paketë. " është një bombe me sahat" ka deklaruar Pierluxhi Bersani, lideri i Partisë Demokratike, për shkak të shkurtimeve të mëdha që Janë bërë për vitin 2013-2014 . Ndërkohë që zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në 2013, ndaj dhe miratimi ose jo nga parlamenti i kësaj pakete do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë që italianët i tremben një situate të ngjashme si në Greqi e cila është përfshirë nga protesta të mëdha për shkak të masave që qeveria mori për të përballuar krizën dhe kolapsin e ekonomisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›