Itali, sekuestrohen 20 milionë euro asete të mafies në Romë

Lajmin e bënë të ditur mediat italiane. Sipas tyre, agjentët e departamentit antimafia sekuestruan gjithsej 18 shoqëri, mes të cilave “L'antico caffe Chigi”, një bar-kafe që ndodhet fare pranë Dhomës së Deputetëve dhe Palazzo Chigi, selia e qeverisë italiane.
U sekuestruan gjithashtu një jaht, një vilë me 29 dhoma në periferi të Romës, një institut bukurie dhe 90 llogari bankare, të gjitha këto pasuri që i përkisnin klanit kalabrez Gallico de Palmi.
Vitet e fundit, “Ndrangheta” është bërë grupimi më i famshëm nga katër të tillë të krimit të organizuar në Itali, “Camorra” e Napolit, “Cosa nostra” e Siçilisë dhe “Sacra corona unita” (SCU) e Puljas, në juglindje.
/Start/
2011-07-05 16:18