E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptarja braktis foshnjën e porsalindur

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, për të zbuluar identitetin e një gruaje, e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur, në tualetin e McDonald’s në Romë, mbrëmjen e 28 dhjetorit.

Agjentët dyshojnë se nëna e foshnjës është një prostitutë shqiptare, por nuk kanë arritur ende ta gjejnë, pavarësisht se imazhet e saj janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Në pamje duket qartë se si gruaja futet në tualetin e fast food-it me një bebe në krahë dhe del prej andej vetëm me një çantë në dorë.

Foshnja e seksit mashkull është gjetur në lavamanin e tualetit nga një klient, i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Fatmirësisht vogëlushi është mirë dhe është nën kujdesin e mjekëve, të cilët e kanë quajtur Emanuele.

Ndërkaq nëna e foshnjës rrezikon të akuzohet edhe për tentativë vrasjeje, pasi e la fëmijën e saj brenda një lavamani të mbushur me ujë, transmeton BW.

Ndërkohë hetuesit po kërkojnë edhe një burrë, i cili e ka pritur gruan jashtë fast-food-it në një makinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›