Itali skandali kazak rrezikon qeverine

Një prej funksionarëve më të lartë të administratës italiane paraqiti dorëheqjen, pas skandalit të ekstradimit në Kazakistan të një disidenti të kërkuar nga autoritetet e ish-Republikës Sovjetike.
Shefi i stafit të Ministrisë së Brendshme, Giuseppe Procaccini, paraqiti dorëheqjen, pasi incidenti rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit aktual qeverisës. Mediat italiane e akuzuan atë se u takua me disa zyrtarë kazakë, pak ditë përpara se të lejohej ekstradimi. Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, tashmë përballet me një votëbesim në Senat, ditën e premte. I ekstraduari, oligarku Mukhtar Ablyazov kishte kërkuar mbrojtje në Itali pasi konsiderohej si një kundërshtar i qeverisë kazake. Megjithatë, së bashku me familjen ai u rikthye në Kazakistan, ku fati i tij mbetet i panjohur. Ndërkohë, autoritetet italiane thirrën ambasadorin e Kazakistanit në vend, për të dhënë shpjegime zyrtare në lidhje me ngjarjen. / Top Channel