Itali, studente edhe me leje qendrimi te skaduar

Por per kete duket se jo te gjitha institucionet publike italiane jane te informuara. Sipas nje note te leshuar nga Ministria e Brendshme e ketij vendi per universitetet, keto institucione ende jane ne medyshje “mbi mundesine e lejimit te regjistrimit te shtetasve te huaj, qe mbajne nje leje qendrimi te ndryshme nga ajo per motive studimi, ne faze riperteritjeje”.
Ministria e Brendshme pohoi: Po, ne universitete mund te regjistrohen edhe ata qe kane deftesen per paraqitjen e kerkeses per riperteritjen e lejes se qendrimit, apo te quajtur ndryshe “cedolino”. Nga kjo lehtesi pritet te perfitojne edhe nje numer i konsiderueshem femijesh te emigranteve shqiptare qe jetojne ne vendin fqinj.
Nje e drejte e tille parashikohet ne direktiven “fusha e se drejtes se te huajit ne praktikat e riperteritjes se lejes se qendrimit”. Atje thuhet se “emigrantet qe kane paraqitur kerkese per riperteritjen e titullit te qendrimit, para perfundimit te vlefshmerise se saj apo brenda 60 diteve pasuese nga ky perfundim, mund te gezojne po ato te drejta qe lidhen me titullin e mesiperm, me kusht qe te vertetohet plotshmeria e dokumentacionit te kerkuar per kete riperteritje dhe qe te jete leshuar deftesa perkatese”.
Ky sqarim natyrshem u perket te huajve qe tashme jane ne Itali. Pasi per ata shtetas te huaj, qe ende ndodhen jashte saj apo ne vendet e origjines, parashikohet nje procedure me e gjate dhe me e nderlikuar qe te mundin te vijne ne Itali rregullisht per te ndjekur kurset universitare. Mbi 2500 te rinj shqiptare cdo vit preferojne te studiojne ne universitetet italiane.