Itali, studentet ne proteste
Senati italian miratoi dekretin e debatuar per reformat rrenjesore ne arsimin. Ligji u miratua me 162 vota pro dhe 134 kunder, teksa jashte salles forca te shumta policie siguronin rendin. Votimi i ketij ligji ka sjelle protesta te ashpra te studenteve dhe mesueve ne te gjithe Italine. Protesta te dhunshme u zhvilluan ne Rome, ku nga konfrontimi i studenteve me forcat e rendit, 4 te rinj kane ngelur te plagosur. Edhe opozita italiane ka reaguar menjehere. Partia Demokratike e Valter Veltronit paralajmeroi te tjera tubime masive duke hedhur edhe tezen e referendumit. Ligji qe mban firmen e ministres se Arsimit, Mariastela Xhelmini, parashikon disa pika shume te diskutueshme, duke filluar me ndarjen ne klasa te vecanta te femijeve italiane dhe atyre emigrante, shkurtimin e vendeve te punes per mesuesit, duke caktuar nga nje te tille per cdo klase, etj .