E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sulm racist ne qytetin e Romes

Nje tjeter sulm racist eshte regjistruar sot ne kryeqytetin e Italise, ne Rome.

Tete persona, shtetas italiane, kane sulmuar me shkopinj druri tre shtetas rumune ne Sakrofano, nje qyteze ne hyrje te Romes.

“Te poshter, kthehuni ne shtepine tuaj”, u jane drejtuar italianet emigranteve. Megjithate, sic raportojne mediat italiane, tre rumunet nuk moren plage te renda.

Agresioni ra ne syte e nje gruaje, e cila lajmeroi policine. Nga ana e tyre, rumunet e kane refuzuar ndihmen mjekesore.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›