E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali tensione brenda partise se Grillos

Tensionet brenda partisë së “Lëvizja e Pesë Yjeve”, të komedianit Beppe Grillo u thelluan gjatë së mërkurës në Itali, pasi një senatore lëshoi një sulm ndaj mënyrës së drejtimit të kësaj force prej liderit të saj.

Adele Gambaro, e cila u zgjodh deputete nga kjo lëvizje në zgjedhjet e shkurtit, fajësoi qëndrimet e Grillos, për rezultatin e dobët të arritur në zgjedhjet e pjesshme vendore të muajit qershor. Grillo reagoi nga ana e tij me një blog, në të cilin ftoi deputetit që të japë dorëheqjen nga partia. Megjithatë, Gambaro nuk është zëri i vetëm që ka kritikuar Grillon, i akuzuar se nuk pranon mendimet e ndryshme brenda lëvizjes. “Problemi i kësaj lëvizje është vetë Grillo. Ne po paguajmë çmimin e mungesës së komunikimit dhe tonit të përdorur prej tij, sidomos në kërcënimet e tij në blogje”, akuzoi Gambaro, duke pretenduar se qëndrimet e paarsyeshme të komedianit shkaktuan një krizë politike në Itali, nga e cila mbeti ende një figurë e fortë e pushtetit ish-kryeministri Silvio Berlusconi. Deputeti, është zëri i radhës brenda partisë që sugjeron se “Cinque Stelle” duhet të ishte bashkuar me një koalicion qeverisës, për të qenë një faktor në jetën politike italiane dhe se vendimi për të mos dëgjuar asnjë ofertë, e bëri lëvizjen qesharake në sytë e italianëve, çka u tregua me rënien drastike të pësuar në këto zgjedhje vendore. Në kundërpërgjigje, Grillo deklaroi: “Senatorja Gambaro ka bërë akuza të rreme dhe të dëmshme ndaj meje, çka ka dëmtuar Lëvizjen e Pesë Yjeve dhe mua, ndaj e ftoj që të largohet nga radhët e partisë sa më shpejt që të jetë e mundur”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›