Itali, tërmet mbi Etnan

Lëkundje tërmeti prej 4 gradë Rihter u regjistruan në afërsi të vullkanit Etna në ishullin e Siçilisë.
Sipas autoriteteve italiane tërmeti u ndje rreth orës 22:00 me epiqendër rreth 1 mijë metra në thellësi.
Të njëjtat burime shtojnë se këto janë lëkundjet më të forta dhe me intensitet të shpeshtuar, megjihatë nuk parashikohet aktivitet vullkanik që mund të rrezikojë zonën.