E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali vdes 21-vjecari shqiptar

Një zënkë për motive banale në Firence, i ka kushtuar jetën një 21-vjeçari shqiptar.

Një grup shqiptarësh janë përfshirë në zënkën e ndodhur në orët e para të ditës së premte. Për pasojë, nga plagët e marra ka gjetur vdekjen në spital 21-vjeçari Shahin Tushe emigrant shqiptar me leje të rregullt qendrimi dhe punësimi në Itali.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i përleshjes mes dy grupeve që ndodheshin në diskotekë, është bërë një femër, gjithsesi hetimet vazhdojnë.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›