E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vetëvritet nëndrejtori i Tgr Rai, Paolo Petruccioli

ROME - Gazetari Paolo Petruccioli, një nga nëndrejtorët e Tgr Rai, është vetëvrarë këtë mëngjes në Romë duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt i redaksisë ku punonte në rrugën Borgo Sant'Angelo 23, në zonën e Vatikanit.

Përpara se të vritej i kishte dërguar një e-mail gruas të tij. Në vend kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit Shën Pjetër, të cilët kanë rrethuar vendin dhe po kryejnë hetime. Ka qenë e kotë ardhja e ekipit mjekësor të 118, të cilët vetëm kanë mundur të konstatojnë vdekjen.

(ma/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›