Italia e nis me fitore, mund Çekinë

Italia e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, Grupi B, duke mundur Çekinë me rezultatin 2-1. Ndeshja u zhvillua në “Niko Dovana” dhe erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Një sfidë që nisi e kujdesshme nga ana e të dyja skuadrave, me italianët që u zgjuan në fund duke shënuar dy herë në harkun kohor të 4 minutave. Fillimisht ishte Inacio në minutën e 38-të që zhbllokoi sfidën, ndërsa Arena në minutën e 42-të dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë çekët u hodhën në sulm dhe arritën të ngushtojnë diferencën me anë të Srb në minutën e 53-të. Mundësitë për shënim nuk munguan deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Italia e nis me fitore dhe kryeson Grupin B, ndërsa Çekia pozicionohet në vend të fundit. Në ndeshjen e radhës, më 23 maj, Çekia do të përballet me Belgjikën(ora18:00), ndërsa Italia me Anglinë(20:30).