E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kerkon 100 milione euro nga BE

Qeveria italiane ka kërkuar formalisht ndihmë nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me fluksin e mijëra tunizianëve që mbërrijnë në brigjet e vendit.

Rreth 5 mijë emigrantë kanë zbarkuar në ishullin e Lampeduzës në ditët e fundit, pas protestave të janarit në Tunizi.

Ndërkohë, lajme të pakonfirmuara tregojnë se të paktën pesë emigrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë konsiderohen të humbur pasi varka e tyre u mbyt.

Dëshmitarë të cituar nga agjencia e lajmeve “AFP” deklarojnë se varka u bllokua nga një anije e rojës bregdetare tuniziane.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni ka deklaruar se vendi i tij kërkon 100 milionë euro nga BE për të ndalur fluksin e klandestinëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›