E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kërkon dosjen për mjekun italian

Gazeta Shqip

Letërporosia

Autoritetet italiane kanë tërhequr nëpërmjet një letërporosie dosjen hetimore për 61-vjeçarin Tullio Simoncini, me profesion mjek, i cili është nën hetim në vendin tonë për vdekjen e bashkështetasit të tij, Luka Ollivello, 27 vjeç. Sipas Prokurorisë së Tiranës, kërkesa për të marrë fashikujt e hetimit është bërë nga Prokuroria e Romës, që për të njëjtën çështje ka hapur hetimet edhe në Itali. Ndërkohë, grupi i hetimit bën me dije se kanë pyetur disa mjekë të tjerë në spitalin privat në kryeqytet, ku u mbajt i shtruar i riu italian që ndërroi jetë në tetor të këtij viti. I riu, sipas mjekëve, po kurohej me sodë buke kundër kancerit në tru që prej muajit gusht, sipas një metode të mjekut italian Simoncini, metodë kjo, që në vendin e tij i ka kushtuar ndalimin e ushtrimit të profesionit. Ndërsa në Shqipëri, Simoncini, jo vetëm ia ka dalë mbanë të ushtrojë profesionin, por është bërë edhe anëtar i Urdhrit të Mjekut. Aktualisht, prokuroria është në pritje të përfundimit të akt-ekspertimit nga Mjekësia Ligjore, për të vendosur se çfarë do të bëjë me mjekun italian, ndërkohë që atij i është bllokuar pasaporta, në mënyrë që ai të mos largohet nga Shqipëria.

Italia kërkon dosjen për mjekun italian burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›