E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kryeson listën për vjedhje bankash

Italia është ndoshta më e njohur për bukuritë e saj, ushqimin dhe trashëgiminë kulturore. Ajo, për të cilën, pak vizitorë të saj kanë dijeni, është fama si vendi me numrin më të madh në Evropë të vjedhjeve në banka. Vitin e kaluar, sipas statistikave nga Unioni Italian i Bankave, FIBA, në Itali ndodhën për nga numri, gati gjysma e vjedhjeve të bankave në vendet e BE-së.
Vitin e kaluar pati 1744 vjedhje, kjo shifër është gjashtë herë më e lartë se në Gjermani dhe 20 herë më e madhe sesa në Britaninë e Madhe. Vjedhësit e bankave arritën të merrnin së bashku 47 milion dollarë. Megjithatë vjedhjet e bankave në Itali janë afera të vogla.
Dy në tre vjedhje u sjellin mesatarisht autorëve të tyre më pak se 20 mijë dollarë dhe gjatë tyre përdoren më shumë raste thika, sesa armë zjarri.
Në Itali papunësia është pranë nivelit 9 për qind dhe shpesh herë këto vjedhje bëhen edhe nga dëshpërimi.
Në muajin maj një nënë 41 vjeçare e la fëmijën e saj 7-muajshe në makinë kur shkoi për të vjedhur tre banka në Torino. Kur u arrestua teksa përpiqej të vidhte bankën e katërt, ajo i tha policisë se duke qënë se ishte e papunë, e kishte shumë të vështirë t'ia dilte financiarisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›