E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia mbeshtetje per Aviacionin Civil Shqiptar

Projekti financohet nga Komisioni Evropian me vlere 1 milione euro.

Drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar Ervin Mazniku verejti domosdoshmerine e perditesimit e kerkesave te aviacionit shqiptar si dhe aftesive te mbikeqyrjes se Autoritetit. Mazniku tha se keta jane elemente me rendesi jetike per zhvillimin e transportit te brendshem ajror dhe per te siguruar perputhjen me standardet evropiane.

Projekti perqendrohet ne mbeshtetjen e AAC-se per adoptimin dhe zbatimin e standardeve te mbikeqyrjes se sigurise ajrore dhe ne permiresimin dhe fuqizimin e aftesive te burimeve njerezore te tij per tju pershtatur standardeve me te larta evropiane brenda kuadrit te vlefshmerise ajrore operimeve licencimeve dhe aksident/incidenteve.

Ne takim ishte i pranishem kryetari i Delegacionit te Komisionit Evropian Luixhi Brusa i cili tha se eshte me rendesi qe te permiresohen ceshtjet duke u mbeshtetur nga pervojat e mehershme ne kete sektor dhe po ashtu verejti domosdoshmerine e kushtimin e vemendjes se posacme per te pasur bashkerendimin e nevojshem te agjencive qe merren me aviacionin civil. Projekti do te zbatohet nga Enti Kombetar i Aviacionit Civil te Italise ne bashkepunim me Autoritetin e Aviacionit Civil te Shqiperise.

2010-11-18 1012

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›