Italia paguan interesa rekord

Italia pagoi të premten interesa rekord në huamarrjen e dhjetë miliardë eurove me një afat maturimi 6-mujor.
Letrat e emetuara nga Roma u blenë në tregjet ndërkombëtare me interesin 6,5%, ndërsa vetëm tre javë më parë, në 26 tetor, Italia kishte mundur të merrte të njëjtën lloj huaje për vetëm 3,5% interes.
Gjithashtu gjatë nëntorit, interesi për huatë dy-vjeçare kapi vlerën 7,8%, ndërsa në tetor ajo ishte prej 4,6%. Shifra të tilla tregojnë qartë për një zhvlerësim të thellë të besimit të investitorëve tek Italia, një vend që përballet me një borxh sa 120% ItaliaItali, Monti merr “dritën jeshile” Votëbesohet qeveria e re italianeItali, Monti prezanton planin e shpëtimit e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
”E vetmja gjë pozitive në këtë operacion financiar ishte që Italia arriti të merrte paratë për të cilat kishte nevojë, por një tarifë e tillë interesi është absolutisht skandaloze”, deklaroi Padhraic Garvey, një analist i tregut.
Bursa e Milanos përjetoi një rënie prej 1% pasi përfundimit të marrëveshjes, duke shkuar në rënie 1,9% në total gjatë së premtes. Tronditja, edhe pse më e vogël, u ndie edhe në bursat e Londrës, Parisit dhe Frankfurtit, të tronditura me nga minus 0,5% respektivisht.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Buxheti i qeverisë për vitin 2012
Opozita: Varfëron qytetarët; Berisha: Rriten pagat e pensionet
Kriza, Eurozona në tatëpjetë
Ballkani në rrezik recesioni
"Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor