Italia zgjedhjet vendore te majtet ne avantazh
Milano shkon në balotazh mes kryetares aktuale dhe kandidates së mbështetur nga Berluskoni dhe forcat e djathta, Letizia Moratti dhe kandidatit të mbështetur nga e majta, Giuliano Pisapia, i cili tashmë shihet edhe si favorit pasi mori 7 përqind më shumë preferenca se sa kryetarja Moratti.
Në Torino e Bolonja kandidatët e së majtës duket se janë drejt fitores pa qenë nevoja e mbajtjes së një balotazhi, ndërsa Napoli pritet të shkojë drejt balotazhit mes kandidatit të djathtë dhe kandidatit të së majtës ekstreme.
Gjithësesi, ajo që mediat italiane komentojnë si një humbje për Berluskonin dhe vecanërisht për aleatët e tij të Lega Nord është komuna e Milanos. Vetë Lega Nord në një deklaratë pas vendosjes së balotazhit dhe pasi u njohen me diferencën e kandidates së tyre me kandidatin e së majtës, thanë se ky votim i milanezëve është anormal dhe se duhet të reflektohet në balotazh.