E Enjte, 5 Nëntor 2026

Italiani shkon në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore/ Ndërron jetë disa çaste më vonë

Një shtetas italian, me iniciale D.N 33 vjeç është paraqitur ditën e sotme në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të policisë, 33 vjeçari ka ndërruar jetë disa çaste më vonë dhe dyshohet se shkak ka qenë arresti kardiak.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›