E Hënë, 2 Nëntor 2026

Iu gjet drogë poshtë mobilieve, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi mbi të rëndon akuza e trafikut të drogës.

Gjatë një kontroll në banesën e të riut ku jetonte së bashku me gruan e tij, policia gjeti drogë. Në mobiljet e banesës së shqiptarit është gjetur një çantë me pak më shumë se 1 kg kokainë.

I riu ishte me precedent të mëparshëm kriminal, pasi ishte kapur edhe me herët me drogë.

Shqiptari u dërgua në burg në zonën Corso Casale, ku do të vuajë edhe dënimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›