E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Iu gjet kanabis dhe një mjet prerës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve i riu është vënë në pranga pasi është kapur me kanabis dhe gjithashtu i është gjetur edhe një mjet prerës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin 28 vjeç, pasi posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›