E Enjte, 5 Nëntor 2026

Iu gjetën 113 mijë euro në makinë, Gjykata e Tiranës liron ish efektivin e RENEA-S

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish efektivin e RENEA-s, Altin Morina, të cilit iu gjeten 113 mijë euro në makinë.

Një muaj nga arrestimi i tij, prokuroria verifikoi se deklarata që ai ka bërë për hetuesit se paratë i kishte marre borxh nga një biznesmen për çështje familjare ka rezultuar e vërtetë.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje” është bërë me kërkesë të organit të akuzës. Morina fillimisht u akuzua për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe fshehje të ardhurash”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›