E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Iu sekuestrua edhe një mjet prerës/ Kanosi drejtoreshën e shkollës pasi i mori telefonin, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Tiranë- Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës.

Kjo për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.

19-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›