E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Strategji shteterore per emrin

Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se Shkupi zyrtar do te paraqitet me nje strategji shteterore per ceshtjen e emrit, gjate vizites qe ndermjetesi i OKB-se Metju Nimic pritet te beje ne vend.
“Nimic vjen gjithmone me informacionet e mbledhura nga te dyja palet. Ai e di cili eshte qendrimi yne dhe ai i Greqise dhe sipas te gjitha gjasave do te paraqese ate qe mendon se te dyja palet duhet te bejne, ne menyre qe te arrihet nje zgjidhje”, ka pohuar Ivanov. Kreu i shtetit maqedonas ka shtuar me tej se ai eshte ne koordinim te vazhdueshem per ceshtjen e emrit dhe i ka bere rekomandimet e tij negociatorit te Shkupit ne kete ceshtje, Zoran Jolevski, i cili do te takohet me Nimic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›