Ivanov përshendet tërheqjen e Encikopedisë
SHKUP- Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përshëndeti vendimin e marrë nga Akademia maqedonase e Shkencave për tërheqjen dhe korrigjimin e enciklopedisë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ta tregojnë me vepra traditën e bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës. "Në një shoqëri demokratike dhe liberale secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Politikanët në politikë, ndërsa shkencëtarët në shkencë. Por edhe të parët edhe të dytët të mbajnë përgjegjësi para opinionit", thekson shefi i shtetit në një deklaratë. ''Shkenca duhet të bazohet te faktet, të jetë e paanshme dhe të mos hyjë në mosmarrëveshjet e politikës së ditës'', vijon më tej.