E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Na shqetësuan serbët e shumtë në zgjedhjet e Partesh të Kosovës

Prishtinë, 22 Qershor, NOA Ndërsa nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare, zgjedhjet në Partesh të Kosovës janë konsideruar si një sukses i vërtetë, ato kosovare duket se janë shqetësuar me nivelin e lartë të pranisë së serbëve në to.

Ka qenë vetë sekretari shtetëror në ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, i cili ka shprehur shqetësim për daljen e lartë të serbëve të Kosovës në zgjedhjet në Partesh, të organizuara nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, tani është momenti që qeveria e Serbisë dhe ministria për Kosovën të ndërmarrin hapa, pasi kjo rrëshqet në diçka që nuk do të mund të ndalet.

Oliver Ivanoviç tha më tej se se përgatitjet për zgjedhjet në Partesh kanë kaluar nën hijen e zgjedhjeve lokale më 30 maj në Mitrovicë, duke shtuar se dalja në nivel prej 65 % në zgjedhjet në Partesh, nuk mund të nënçmohet.

Kjo nuk është mirë sepse porositë sporadike të qeverisë së Serbisë nuk ishin mjaft të qarta dhe popullin e kishin lënë në dilemë, tha Oliver Ivanoviç.

Institucionet e Kosovës nga ana e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht daljen deri në 65% të votuesve serbë në zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit, ku pjesëmarrja shumë më e lartë në zgjedhjet kosovare, sesa në ato të Serbisë, që u mbajtën në muajin maj në Mitrovicë, sipas Prishtinës zyrtare, dëshmon se serbët po pranojnë realitetin dhe se kanë zgjedhur integrimin në sistemin kosovar.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›