E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: “Nuk do të shuhen"institucionet serbe në Kosovë

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka thënë se “institucionet serbe në Kosovë nuk do të pushojnë së ekzistuari, edhe nëse zgjedhjet lokale të shtetit serb nuk do të mbahen në territorin e Kosovës”.

Duke vlerësuar se zgjedhjet janë të rëndësishme për të gjithë serbët e Kosovës, pa marrë parasysh nëse jetojnë ne jug apo veri të Lumit Ibër, Ivanoviç deklaroi se“nënshkrimi dhe mbajtja e tyre duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 1244”.

Më tej ai shtoi se Serbisë i duhet ndihma e misioneve ndërkombëtare, në mënyrë që zgjedhjet të realizohen teknikisht.

Ivanoviç ka kujtuar se Serbia, nga vitit 1999, “me ose pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare, ka mbajtur të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë”.

“...por, lokalet nuk i kemi mbajtur deri në vitin 2008. Këto janë elemente, të cilat tregojnë se mundësitë tona teknike do të jenë faktorë që do të ndikojnë në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Të martën, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç tha se “zgjedhjet lokale do të mbahen në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar mandati katërvjeçar, pavarësisht nëse janë në jug apo veri të Kosovës”.

Ndërkohë autoritetet kosovare kanë thënë se organizimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë është në kundërshtim me të gjitha dokumentet dhe rezolutat ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›