E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izet Haxhia asnje konfirmim per lirimin

Ministria e Drejtesise ende nuk konfirmon asnje lajm ne lidhje me lirimin apo jo te ish-truprojes se kryeministrit Sali Berisha Izet Haxhia.

Lajmi i publikuar ne mediat shqiptare me burim familjen e tij nuk konfirmohet per momentin nga asnje prej institucionet qe duhet te ishin informuar ne lidhje me vendim te drejtesise turke. Interpoli Zyra e Ekstradimeve dhe as Ministria e Drejtesise nuk kane zyrtarisht asnje informacion ne lidhje me lirimin e Izet Haxhise.

As faqja zyrtare e Gjykates se Larte Turke nuk ka publikuar ende asnje vendim qe i jep lirine Izet Haxhise. Po ashtu lirimi i tij nuk eshte publikuar nga asnje gazete turke te cilat i dhane rendesi lajmit te arrestimit te tij kater vjet me pare ne nje hotel ne rajonin e Izmirit ne qershor te 2006-es.

Izet Haxhia u arrestua pas kerkeses se bere nga Interpol Tirana nen akuzen e vrasjes ne bashkpunim te deputetit Azem Hajdari. Izet Haxhia i datelindjes 9 korrik 1966 pas studimeve ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane qe ne vitin 1991 u njoh si truproja e kryetarit te Partise Demokratike Sali Berisha.

Izet Haxhia u mor i pandehur fillimisht nga prokuroria shqiptare nen akuzen e kryengritjes se armatosur ne shtator te 1998-es. Per ti shpetuar arrestimit ne kete periudhe Haxhia u largua nga Shqiperia. Por emri i tij do te ridilte serish ne skene 2 vjet me vone kur prokuroria do te dergonte ne proces gjyqesor ceshtjen per vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Gjate procesit prokuroria provoi se ai i kishte dhene ekzekutoreve te dhena per levizjet e deputetit dhe i kishte favorizuar ata ne vrasje. Per kete arsye gjykata i dha atij denim me 25 vjet burg duke e cilesuar si bashkefajtor ne krim. Qe nga viti 2003 kur u dha edhe vendimi emri i Izet Haxhise do te ridegjohej serish ne qershor te 2006-es kur u arrestua per llogari te drejtesise shqiptare ne Izmir. Haxhia filloi apelimin ne drejtesine turke per mos ekstradim ne Shqiperi process qe zgjat disa vite.

A eshte liruar ai apo jo pritet te konfirmohet nga autoritetet turke Ne fakt drejtesia turke i ka rrezuar te gjitha kerkesat e ngjashme me ate te Haxhise. Marredhenit ne fushen e drejtesise midis dy shteteve nuk kane deshtuar asnjehere kur vjen fjala per ekstradimin e ndonje te kerkuari ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›