E Martë, 3 Nëntor 2026

Izolonte në shtëpi gruan, vajzën dhe nënën, lihet në burg 35-vjeçari: E bëra për të shpëtuar familjen

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 ditë për Jetnor Zhabollin, i cili u arrestua pasi mbante të izoluara në shtëpi nënën, gruan dhe të bijën. Ai u la në burg, deri në pritje të përgjigjes së ekspertizës mjekoligjore për gjendjen mendore të tij.

Nga ana tjetër, avokatët e tij kërkuan shtrim të përkohshëm psikiatrik deri sa të bëhet ekspertiza.

Nga ana tjetër, në Gjykatë, Zhabolli nuk ka pranuar të shtrohet në spital, ndërsa ka deklaruar se veprimet që kishte ndërmarrë i kishte bërë “për të shpëtuar familjen”.

35-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe heqje të lirisë së familjarëve. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Tiranë, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas policisë 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Jetnor Zhaboli ishte prej 10 vitesh i martuar me bashkëshorten dhe i kishte ndaluar të gjitha lëvizjet si edhe për të punuar, ndërsa ndaj saj ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, aq sa bashkëshortja kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

35-vjeçari kishte vendosur kamera në banesë në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›