Izrael- Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen për mungesën e një plani për Gazën e pasluftës

Benny Gantz, një ministër kryesor i kabinetit të luftës në Izrael, njoftoi dorëheqjen e tij të dielën. Vendimi nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për kryeministrin, Benjamin Netanyahu, i cili ende kontrollon një koalicion të shumicës në parlament. Por lideri izraelit mbështetet më shumë te aleatët e tij të ekstremit të djathtë.
Duke folur gjatë një konference për shtyp të dielën, ku njoftoi dorëheqjen e tij, Gantz tha se Netanyahu “po na pengon t’i afrohemi fitores së vërtetë”.
Gantz, një ish-shefi ushtarak popullor, iu bashkua qeverisë së Netanyahut menjëherë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit në një shfaqje uniteti.
Prania e tij rriti gjithashtu besueshmërinë e Izraelit me partnerët e tij ndërkombëtarë. Gantz ka marrëdhënie të mira pune me zyrtarët amerikanë. Gantz kishte thënë më parë se do të largohej nga qeveria deri më 8 qershor, nëse Netanyahu nuk formulonte një plan të ri për Gazën e pasluftës.