E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael Britani-France terheqin ambasadoret

Britania dhe Franca tërhoqën ambasadorët e tyre nga Izraeli, në shenjë proteste ndaj vendimit të Tel Avivit për të vazhduar ndërtimin e tre mijë vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin e lindjes.

Në dy komunikata të ndryshme gjatë së hënës, Parisi dhe Londra zyrtare theksonin se vendimi për të tërhequr ambasadorët merrej për shkak të dyshimeve mbi angazhimin e vërtetë të Izraelit për bisedimet e paqes me palestinezët.

Izraeli autorizoi ndërtimin e tre mijë vendbanimeve të reja në një zonë nevralgjike të Bregut Perëndimor, një ditë pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi që të aprovonte për Palestinën statusin e një anëtari me të drejta Lindja e MesmeEdhe Franca si SHBA, thirrje ndaj Izraelit Statusi i shtetit, Abas pritet si hero SHBA kritikojnë planin e Izraelit të pjesshme.

Në një komunikatë, OKB e konsideroi vendimin e Tel Avivit si një “goditje fatale” për shpresat e paqes.

Shqetësim në lidhje me këto plane ka treguar edhe Uashingtoni. Rusia dhe Gjermania kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” në lidhje me këto plane, ndërsa Suedia veproi si dy superfuqitë e tjera europiane, duke tërhequr edhe ajo ambasadorin e saj nga Tel Avivi.

Kryeministri izraelit reagoi për vendimin e Francës, Britanisë dhe Suedisë për të tërhequr ambasadorët duke shprehur këmbënguljen e qeverisë së tij për të vazhduar me planet për ndërtimin e vendbanimeve të reja, pavarësisht asaj që ai e quajti “presion ndërkombëtar”.

“Izraeli do të vazhdojë të vendosë si parësore interesat e tij kryesore për sigurinë dhe çështje të tjera jetësore, ndaj vendimi për ndërtimin e 3 mijë vendbanimeve mbetet në fuqi”, thuhet në deklaratën e Netanjahut.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›