E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael arrestohet 5-vjecari

Është vetëm 5 vjeç megjithatë, për t’u ndaluar nga ushtarët izraelitë, mosha me sa duket nuk përbën kriter.

Një grup i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nga shteti hebre, B’Tselem denoncoi arrestimin e të miturit që, sipas tyre, ka ndodhur në qytetin e Hebronit, në Bregun Perëndimor, për shkak se fëmija ka qëlluar me gurë. Në Izrael, mosha minimale e prangosjes për “përgjegjësi penale” është 12 vjeç. Pamjet filmike, të shpërndara për të ilustruar rastin e rrallë, tregojnë se si 5-vjeçari dërgohet në një Jeep ushtarak, i shoqëruar nga një i rritur palestinez. Lindja e MesmeIrak, 33 të vdekur gjatë lojës së RamazanitIrak, sulm ndaj shiitëve, 22 të vdekurDorëhiqet kryeministri palestinez Ushtarët mbrohen, duke thënë se fëmija i vuri në rrezik ata vetë dhe kalimtarët, për shkak se qëllonte me gurë, dhe nuk është arrestuar, por thjesht është shoqëruar te prindërit. B’Tselem mendon ndryshe. Grupi është i bindur se Wadi Maswadeh u arrestua për shkak se lëshoi një gur drejt rojeve të një postblloku të zonës. Sipas tyre, fëmija, e më pas edhe i ati, janë dërguar në një bazë ushtarake, ku janë mbajtur për rreth 30 minuta. Babait i janë lidhur sytë e është prangosur, rrëfeu për Associated Press një zyrtar, që ndodhej në bazë në ato momente. Paskësaj, që të dy i janë dorëzuar policisë palestineze. B’Tselem e konsideron incidentin si mjaft të rëndë, e për këtë arsye ka paraqitur një ankesë pranë autoriteteve izraelite. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›