Izrael, drejt fundit epoka e Netanyahu, arrihet marrëveshja midis partive opozitare

Pothuajse në mënyrë të papritur, në mes të tensioneve më të larta prej vitesh në Rripin e Gazës, mund të përfundojë pushteti politik në Izrael i kryeministrit Benjamin Natanyahu.
Pak orë më parë, u shpërnda lajmi, më pas i pohuar nga vetë protagonistët politikë, se lideri i partisë së djathtë Yamina, 49-vjeçari Naftali Bennet, dhe ai i partisë së moderuar e qendrës, Yesh Atid, ish-gazetari 57-vjeçar Yair Lapid, kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Objektivi i deklaruar i koalicionit të çuditshëm, në shikim të parë, nga momenti që Yamina i drejtohet pjesës më fetare të elektoratit, ndërkohë që Yesh Atid shtresës së mesme me qasje perëndimore, është ndryshimi nga politika e Netanyahut, që mban vendin e kryeministrit nga viti 2009, dhe gjithsesi dominon skenën e vendit nga viti 1996, kur mori pushtetin në mandatin e parë.
Vetë Netanyahu i kishte ofruar partisë Yamina një mundësi koalicioni të një qeverie të djathtë, por sipas liderit të saj, kjo mundësi nuk ka shifrat e duhura që të realizohet.
Marrëveshja që do të konkretizohet në aleancën e quajtur “blloku për ndryshim” parashikon drejtimin e Bennet deri në vitin 2023, dhe më pas një rotacion ku do të jetë Yair Lapid kryeministri.