Izrael, fillon numerimi i votave

Rezultatet pritet te jene te aferta me sondazhet paraprake qe nxjerrin fituese partine Kadima me 30 vende ne Parlament, kundrejt 29 vendeve te Likud.
Ndersa partia e krahut te djahte e Yisrael Beitenu, parashikohet te zere vendin e trete duke i shtyre ne menyre te paprecedent laburistet ne vendin e katert.
Rezultatet e para zyrtare pritet te vonojne paksa, ndersa ato perfundimtare do te dalin pas disa ditesh. Perkrahesit e Kadimes jane mbledhur perpara selise se partise per te festuar.
Me heret, zedhenesi i Likud, Roni Rimon shprehu druajtjen e tij se Kadima kishte zene te gjitha hapesirat.
“Kemi humbur nje oportunitet. Ne te kaluaren kryesonim ndaj Kadimes me 5 vende me shume, ndersa tani jemi nje vend pas saj”, deklaroi zedhenesi.
Zgjedhjet u zhvilluan ne menyre te parakohshme pasi kryetarja e Kadimes, Tzipi Livni nuk arriti te formonte nje qeverie te re, pas terheqjes se kryeministrit Olmert qe po hetohet per korrupsion.