E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, lirohen disa agjente palestineze

Izraeli ka liruar nga burgjet 5 zyrtare te sherbimit te sigurise se Autoritetit Kombetar Palestinez.

Ata u arrestuan gjate nje aksioni ushtarak ne afersi te Salfit ne Cisjordani. Lajmin e bejne te ditur burime zyrtare prane autoritetit, ndersa agjencia Maan shton se ne te njejten kohe jane liruar edhe tre agjente te tjere, te cilet u arrestuan bashke me 2 civile nga forcat izraelite ne nje aksion te zhvilluar ne Jajus.

Prej disa muajsh qeveria e Izraelit dhe Autoriteti Palestinez kanme nisur nje bashkepunim gjysme-zyrtar per te siguruar rendin dhe qetesine ne territoret palestineze.  

Vendos ne Facebook

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›