Izrael, marrëveshja kalon në qeveri. Kabineti i Netanjahut pritet të votojë dokumentin e paqes me Hamas

Kabineti izraelit do të mblidhet më në fund këtë të premte për t’i dhënë miratimin përfundimtar marrëveshjes me grupin militant Hamas për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Lajmin e bëri të ditur zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu pas shqetësimeve se marrëveshja mund të vonohej.
Mbledhja e qeverisë në Tel Aviv, ishte planifikuar për ditën e enjte, por u shty për shkak të ndasive të ministrave të koalicionit qeverisës së Netanjahut nga të cilët varët qëndrimi i tij në detyrë.
Kryeministri izraelit tha se ka udhëzuar një task-forcë speciale që të përgatitet për pranimin e pengjeve që do të kthehen nga Gaza dhe familjarët e tyre janë informuar se kompromisi është arritur.
Marrëveshja e planifikuar të nisë të dielën parashikon tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza, gjë që deri më tani nuk ka dhënë asnjë shenjë.
Në dy ditët e fundit, edhe pas dakordimit të propozimit bombardimet në Gaza kanë lënë dhjetëra palestinezë të vdekur.
Lirimi i qindra palestinezëve që mbahen të burgosur në Izrael është i parashikuar gjithashtu të ndodhë në fazën e parë të marrëveshjes.
Negociatat e mëtejshme për fazën e dytë dhe të tretë do të fillojnë në ditën e 16-të të zbatimit. /vizionplus.tv