E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, përleshje në kampin erefugjatëve, vdesin 3 palestinezë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } IZRAEL - Tre palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat izraelite në kampin e refugjatëve Qalandiya në Bregun Perëndimor. Ndërsa 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raportuan disa burime mjekësore palestineze.

Doktorët palestinezë thanë se viktimat gjetën vdekjen nga të shtënat e armëve që u drejtuan nga izraelitët në drejtim të tyre. Zyrtarët izraelitë thanë se një grup personash sulmuan policinë me gurë dhe bomba me benzinë gjatë një operacioni policor.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Kolonel Peter Lerner, tha se forcat e sigurisë kishin shkuar në këtë zonë, rreth 12km në veri të Jeruzalemit, "për të kapur një operativ terrorist".

Ai tha se gjatë operacionit, qindra palestinezë filluan të sulmojnë forcat e sigurisë me gurë duke paraqitur një rrezik të pashmangshëm për jetën e tyre, ku nga këto përleshje mbetën të plagosur edhe tre efektivë policie. Presidenti i Autoriteteve Palestineze, ka lëshuar një deklaratë ku dënohet Izraeli për dhunën dhe vdekjen e tre viktimave.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›